Të mërkurën me datë 14.12.2022 dega e LDK-së në Prizren do të mbajë Kuvend të Jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të zgjidhen strukturat e reja të këtij subjekti politik.
Driton Selmanaj, pritet të jetë kryetar i ri i degës së LDK në Prizren

Sipas burimeve të TV Prizreni brenda kësaj partie, kandidat kryesor për drejtimin e partisë në Prizren është deputeti, Driton Selmanaj, i cili për këtë post kishtë kandiduar edhe në zgjedhjet e fundit, kur ishte mposhtur nga ish kryetari i degës, Anton Quni, por qw ai pas zgjedhjeve lokale në Prizren kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik. Pas dorëheqjes së ish kryetarit Quni, u. d i kryetarit të degës aktualisht është dr. Hatim Baxhaku.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




