LAJME

Driton Selmanaj jep fjalë të forta: Po i vije fundi të korruptuarve në sistemin e drejtësisë

Driton Selmanaj jep fjalë të forta: Po i vije fundi të korruptuarve në sistemin e drejtësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2020, 10:02

Zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, me rastin e prezantimit të raportit të grupit punues për procesin e vettingut, ka dhënë fjalë të forta për ‘pastrimin’ e sistemit të drejtësisë.

Ai ka thënë se po vije fundit i personave të korruptuar në sistemin e drejtësisë.

“Po i vije fundi të korruptuarve në sistemin e drejtësisë dhe atyre që kanë pasur një qasje të papërgjegjshme, kurse do të vlerësohen ata që me integritetin e tyre po punojnë çdo ditë në këtë pushtet”, ka thënë Selmanaj në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se në 20 vitet e fundit sistemi i drejtësisë nuk ka funksionuar si duhet, dhe se do ta projektojnë në 20-30 vitet e ardhshme si do të duket ky sistem.

Kurse ministri Selim Selimi, ka bërë të ditur se kryesues i grupit punues, Florent Spahija e ka dorëzuar raportin, në të cilin sipas tij, për katër muaj është punuar në mënyrë intensive.

Selimi tha se ky është vetëm hapi i parë për një sistem të pastër, të fortë dhe llogaridhënës, duke synuar që ta rrisin përgjegjësinë, efikasitetin dhe profesionalizmin në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. /Reporteri.net/.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika