Driton Selmanaj e “zhduk” LDK-në nga profili – a po tregon distancim?

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Feb 16, 2021
Driton Selmanaj e “zhduk” LDK-në nga profili – a po tregon distancim?

Driton Selmanaj ka qenë njeriu më i afërt i Avdullah Hotit jo vetëm në qeveri ku mban pozitën e ushtruesit të detyrës së zv.kryeministrit, por edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Por Selmanaj nuk është bërë i “gjallë” pas debaklit që pësoi partia e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku doli e treta.

Megjithatë ai sonte në mbrëmje ka “reaguar” duke bërë një ndryshim të vogël në Facebookun e tij, shkruan Reporteri.net.

Selmanaj e ka larguar foton e LDK edhe e ka vendosur një foto të tij të veten në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se sot Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, poashtu u dorëhoq edhe Kryesia pas humbjes në zgjedhje. /Reporteri.net/.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika