Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të qeverisë lokale në Prizren, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë. Në një ditë të veçantë për të, pikërisht në ditëlindjen e tij të 29-të, Shehu i dha fund beqarisë duke u martuar me Pranvera Dakajn në një ceremoni simbolike të organizuar në Ishujt Maldive.
Shehu, i cili vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, është emëruar Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit më 11 janar 2022 nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj. Përveç funksionit të tij publik, ai gjithashtu udhëheqë edhe një biznes familjar.






