Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të mallrave të padeklaruara nga udhëtarë që hynin në Kosovë.
Sipas Doganës, në rastin e parë janë gjetur 327 copë folje mbrojtëse për telefona të fshehura në bagazh dhe në gomë rezervë. Në rastin e dytë, janë zbuluar produkte ushqimore dhe vitamina për kafshë pa fatura përkatëse, si dhe në rastin e tretë, janë gjetur kamera dhe mbajtëse statike për kamera të padeklaruara.





