LAJME

Dogana konfiskon 372 kilogramë mjaltë të kontrabanduar, vlera e mallit mbi 7 mijë euro

Dogana konfiskon 372 kilogramë mjaltë të kontrabanduar, vlera e mallit mbi 7 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Prill 2025, 07:47

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti.

Sipas policisë, në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa.

Tutje, bëhet e ditur se vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, më 24 prill 2025. Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës – Lindje, u ndalua një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar. Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa. Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit. Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika