Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 30 mijë euro, të cilat nuk ishin deklaruara, në një veturë që ishte ndaluar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë

Dogana ka thënë se bazuar në ligjin, personat që bartin 10 mijë euro e më tepër, duhet të deklarojnë me shkrim pranë zyrtarit doganor shumën dhe burimin e verifikueshëm të tyre.
“Sot, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, kanë përzgjedhur për kontroll një veturë. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në shumën prej 30,000.00 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore. Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, personat që kalojnë kufirin e Kosovës, në hyrje ose dalje, duke bartur instrumente monetare prej 10,000.00 euro apo më shumë, përfshirë kundërvlerën në valuta të tjera, duhet të deklarojnë me shkrim pranë zyrtarit doganor shumën dhe burimin e verifikueshëm të tyre. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe të qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




