Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një aksion kontrolli në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme tregtare.
Gjatë kontrolleve të realizuara, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar 33 mijë njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të destinuara për përdorim në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit. Po ashtu, është konfiskuar edhe një pajisje elektronike që shërben për përdorimin e këtyre produkteve.





