RAJONI DHE BOTA

Do të furnizonte Evropën me 2.3 tonë kokainë, shqiptari arrestohet në Peru

Do të furnizonte Evropën me 2.3 tonë kokainë, shqiptari arrestohet në Peru
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2022, 12:58

Një shqiptar është arrestuar në Peru.

Ai cilësohej si koka e një bande e cila do ta furnizonte Evropën me 2.3 tonë kokainë.

Kadri Cjoci u prangos bashkë me italianin Pasquale Bifulco.

Në operacionin e policisë u arrestuan katër persona.

Peruanët Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç , të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gramë kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez , 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

Banda merrej prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha që kishin destinacion vendet e Evropës, siç është Gjermania dhe Italia, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika