- Reklama -

Djali i Ukshin Hotit flet si kryesues i Komisionit për të Zhdukurit: E ndjej dyfish përgjegjësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin si kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Ndryshe, Andin Hoti, është djali i Ukshin Hotit, intelektualit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, i cili rezulton i zhdukur tash e 22 vite.

- Reklama -

Hoti në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që si familjar i të zhdukurit, këtë detyrë e ka marrë me shumë përgjegjësi.

“Qysh javën e kaluar jam kontaktuar nga kryeministri Kurti dhe e kam marrë besimin nga ai për të udhëhequr këtë komision. Natyrisht, që nuk ka qenë vendim i lehtë për mua, pasi është obligim i yni që këtë detyrë që është e ndjeshme për vendin tonë, ta kryejmë me nder dhe përgjegjësi dhe do të mundohem të jap maksimumin tim”.

“Çështja e të zhdukurve me forcë në Kosovë në luftën e fundit, është përgjegjësi shtetërore dhe jo familjare, por unë si familjar e ndjej dyfish këtë përgjegjësi, jo vetëm për babin tim që është i zhdukur, por për të gjithë të zhdukurit e tjerë dhe e shoh si një mundësi reale që përmes jo vetëm angazhimit tim, por edhe të kryeministrit dhe akterëve të tjerë të mundohemi të bëjmë një trysni ende më të lartë ndaj Serbisë, përmes faktorit ndërkombëtar që të zgjidhet më në fund kjo çështje”.

Ai ka treguar edhe arsyen kryesore, që e ka shtyrë për të pranuar këtë pozitë.

“Dhimbja që ne si familjarë të personave të zhdukur e ndjejmë çdo mëngjes, që mos rastësisht sot po i gjejmë dhe mos e kemi një lajm të ri për ata ka qenë arsyesja pse e kam pranuar këtë pozitë dhe mendoj që ka ardhë koha që këtë dhimbje ta kthej në punë dhe në përgjegjësi, jo vetëm për mua por për të gjithë familjarët e të zhdukurve dhe t’u dal zot për aq sa mundem”.

Tutje Hoti ka thënë që ajo çka mendon që familjarët e të zhdukurve kërkojnë dhe të njëjtën gjë që e kërkon edhe vetë ai është që “Kosova nuk duhet të pranojë përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi, pa e zgjidhur çështjen e të zhdukurve”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort