LAJME

Dita e Forcës – Kazermat e FSK-së të mërkurën të hapura për qytetarë

Dita e Forcës – Kazermat e FSK-së të mërkurën të hapura për qytetarë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2024, 21:38

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të hapë dyert për qytetarët për të demonstruar aftësitë dhe kapacitetet ushtarake, të mërkurën, më 27.11.2024.

Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë ftuar të gjithë qytetarët që të vizitojnë kazermat në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin nga ora 10:00 deri në 14:00.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë nga ora 12:00.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një ushtri profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika