RAJONI DHE BOTA

Disa vatra aktive të zjarrit në Mirditë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Disa vatra aktive të zjarrit në Mirditë, kërkohet ndërhyrje nga ajri
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Gusht 2021, 10:33

Situata nga zjarret vijon që të mbetet problematike në Mirditë.

Në Thirrë vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive duke djegur sipërfaqe të mëdha toke.

Ndërkaq, në fshatin Lalm, prej një jave zjarri po ashtu vijon të jetë aktiv, ndërsa mbrëmjen e djeshme një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Katund i vjetër, ku po merr përmasa të mëdha.

Forcat e ushtrisë dhe forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkaq, është kërkuar ndërhyrja nga ajri për marrjen e situatës nën kontroll dhe për fikjen e zjarrit. /TCH/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika