LAJME

Disa të arrestuar në AZHB, përfshirë kreun e saj

Disa të arrestuar në AZHB, përfshirë kreun e saj
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2021, 09:18

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i kësaj agjencie, Agim Nuha.

Ky aksion ka vazhduar edhe në Istog e Lipjan.

Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika