Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Suharekë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur dje në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Suharekë, ku disa persona dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një të mitur.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë bërë me dije se 17-vjeçari është dërguar atje me lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.





