LAJME

Digjet një flamur serb në Rahovec, Policia po heton rastin

Digjet një flamur serb në Rahovec, Policia po heton rastin
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2023, 09:34

Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka pranuar një informatë se në fshatin Hoqë e Madhe në Rahovec është djegur një flamur.

Menjëherë pas kësaj, ekipet e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarës dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit te pllaka përkujtimore, nga persona të panjohur është djegur pjesërisht një flamur i shtetit serb.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur rreth orës 11:20.

Policia ka thënë se lidhur me rastin e iniciuar si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit” është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika