LAJME

Diaspora deri në muajin tetor ia solli Kosovës 1.2 miliardë euro “kesh”

Diaspora deri në muajin tetor ia solli Kosovës 1.2 miliardë euro “kesh”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2023, 11:27

Vlera e mjeteve nga mërgata deri në muajin tetor është një miliardë e 200 milionë euro. Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor  2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas  vlerësimeve, muaj ishin 110.5 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jo-  bankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte  300.4 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë  eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023  janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5  milionë eurove. 

● 1.2 miliard euro, vlera e dërgesave nga mërgata

● 300.4 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit

● 2.6 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale

● 496.5 milionë euro, asetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiar

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika