- Reklama -

Dështon të nisë gjykimi për “Rezervat shtetërore”, mungon Rozeta Hajdari dhe një avokat

Ridvan Muharremi dhe Rozeta Hajdari nuk kanë prezantuar në gjykatë. Për dallim nga dy të akuzuarit e parë prezent në sallë kanë qenë dy të akuzuarit e tjerë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Për Rozeta Hajdarin, gjyqtari Avni Syla njoftoi se ftesa i është dorëzuar përmes postës por që nuk kanë marrë përgjigje nëse ftesa për të marrë pjesë në seancë është pranuar nga e akuzuara.

- Reklama -

“Rozeta Hjadari nuk prezanton, për të cilën gjykata i ka dërguar ftesën përmes postës, mirëpo deri më sot nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se e njëjta është pranuar në mënyrë të rregullt, prezanton mbrojtësi i saj.”

Gjithashtu gjyqtari njoftoi se edhe Ridvan Muharremi ka marrë ftesën përmes postës, por që deri më sot 10.12.2025 nuk kanë marrë fletëkthesë nëse është pranuar ftesa apo jo.

Gjykata e Prishtinës ka caktuar datën 10.12.2025 për fillimin e gjykimit për rastin e rezervave shtetërore në rastin ku të akuzuar janë Rozeta Hajdari, Irfan Lipocica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Aktakuza është ngritur lidhur me dyshimet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar,  dhe – zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Në këtë seancë, pritej që të lexohet aktakuza nga ana e prokurorië speicale rreth rastit të rezervave dhe deklarimi i të akuzuarve.

Kjo njëherë konsiderohet seanca e shqyrtimit fillestar, ku zyrtarisht katër të akuzuarit për herë të parë pritej të dalinin para gjykatës me statusin si të akuzuar për vepra penale.

Shqyrtimi fillestar për këtë rast pritej të mbahet sot më 10 dhjetor të këtij viti në ora 09:30. Këtë për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R. H., I. L., H. G., dhe R. M. është caktuar të mbahet më datë 10.12.2025 në ora 09:30.”- ka thënë Gashi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit dhe tre personave të tjerë.
Përveç ministres Rozeta Hajdari, të pandehur për rastin e rezervave shtetërore janë edhe: Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi.
Përmes një njoftimi, PSRK kishte thënë se aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës dhe Hafiz Garës, është ngritur lidhur me dyshimet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar,  dhe – zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Ndërsa, ndaj Ridvan Muharremit, njofton se ka ngritur aktakuzë nën dyshimin për – ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimit të dëmit ndaj buxhetit të Kosovës.

“Si rezultat i veprimeve të të pandehurëve, i është shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 2,912,134.78 euro”- thuhet në njoftimin e lëshuar më 11.11.2025.

Gjithmonë sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit akuzohen se pa autorizim kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare, ku edhepse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit Ridvan Muharremit.
Më këtë rast edhe Ridvan Muharremi sipas Prokurorisë akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Lipovica e Gara dyshohen për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale “dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Për ngritjen e aktakuzës ndaj saj kishte reaguar edhe vetë ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, më 14.11.2025 kishte mbajtur konferencë për media rreth aktakuzës së ngritur ndaj saj nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, ishin arrestuar më 18.08.2023 nën dyshimin për veprat: “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica e Hafiz Gara ishin liruar nga masa e paraburgimit me vendimin e Apelit më 31.08.2023, pasi të njëjtit gjendeshin nën këtë masë nga 19.08.2023.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort