NASA po kërkon vullnetarë për të praktikuar jetën në Mars. Katër persona do të kalojnë një vit duke jetuar në modulin 3D.
Në këtë mënyrë stimulohen kushtet e jetesës në Mars dhe përgatiten vullnetarët. Objekti i improvizuar ndodhet në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA -s në Houston, Texas dhe është më i vogël se një fushë tenisi.
Ekuipazhi do të përballen me rrethana që ndodhin në Mars. Këtu përfshihen vonesat e komunikimit të burimeve limite dhe dështimet e pajisjeve. Ata gjithashtu do të kryejnë shëtitje të simuluara në hapësirë dhe do të kryejnë kërkime shkencore.





