Afati ligjor për ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit në Kosovë po afrohet.
Ky afat për ndërrimin e gomave është 15 nëntori dhe, sipas ligjit, gomat e ndërruara të dimrit duhet të jenë të vendosura nga shoferët në automjetet e tyre deri më 15 mars.Përveç ndërrimit të gomave, shoferët janë të detyruar me ligj që të jenë të pajisur edhe me zinxhirë, gjatë gjithë kohës së lartë cekur.
Me ligjet aktuale në fuqi, gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.





