Deputetja britanike pro Kosovës, Alicia Kearns, e cila para disa ditësh vizitoi Kosovën, ka kërkuar edhe njëherë drejtësi për sulmin në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në një postim në Tëitter, të cilin e ka përcjellë me foton e armatimit të konfiskuar në Banjskë dhe të familjarëve të Afrim Bunjakut, ajo ka rikujtuar faktin se ka kaluar një muaj prej se kryekrimineli Radojçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në veri, mirëpo që i njëjti mbetet i lirë.
Ajo thotë se familja e policit hero meriton drejtësinë.





