Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më i mirë si pas tij për të dal nga ngërçi politik është që ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani të mbetet në këtë pozitë.
Ai RTK tha se në LDK është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar LDK-së si familje.
“Ndoshta mund të jem shumë gabim, por po e jap një propozim për të dal prej krizës politike, le të ulën partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, tha Rexhepi.





