LAJME

Deputeti gjerman, Roth: Nëse pas sulmit në Zubin Potok qëndron shteti serb, BE-ja duhet t’i jap fund negociatave me Serbinë

Deputeti gjerman, Roth: Nëse pas sulmit në Zubin Potok qëndron shteti serb, BE-ja duhet t’i jap fund negociatave me Serbinë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2024, 13:18

Michael Roth, kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur atë një “akt terrorist”.

Përmes një mesazhi në platformën X, Roth theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës”, tha Roth.
“Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman.
Kurti: Ka të arrestuar, Policia po zhvillon hetime dhe bastisje
Ndryshe, sulmi ndaj kanalit, i cili siguron furnizimin me ujë për dy centrale energjetike me qymyr në Kosovë, ka ngritur shqetësime për sigurinë energjetike dhe të ujit të vendit. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika