Anëtarët e Parlamentit nga të dyja partitë e majta dhe të djathta qendrore kanë paraqitur një mocion, duke i bërë thirrje qeverisë që t’i dorëzojë Ukrainës asetet e ngrira që u përkasin oligarkëve rusë për t’u përdorur për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, njofton albinfo.ch.
“Zvicra është shtëpia e një numri mbi mesataren e pasurive të sanksionuara ruse”, sipas deputetit Mattea Meyer. “Pra, është e drejtë që këto para të përfitojnë vendin që aktualisht po shkatërrohet nga Putini”.





