LAJME

Dënohet me gjobë sulmuesi i gazetarit Vullnet Krasniqi në Prizren

Dënohet me gjobë sulmuesi i gazetarit Vullnet Krasniqi në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2023, 10:28

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me gjobë të pandehurin A.K., që akuzohej për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi.

Ai është dënuar me 1000 euro gjobë për sulm ndaj gazetarit, por duke përfshirë edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, i njëjti obligohet të paguajë 640 euro.

Në të kundërtën, sipas Gjykatës, dënimin do ta zëvendësojë me dënim me burg.

“Nëse dënimin e shqiptuar me gjobë i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë, atëherë gjykata në bazë të nenit 43 par. 3 të KPRK-së, dënimin e mbetur me gjobë në shumë prej gjashtëqind e katër dhjetë (640) euro, do ta zëvendësoj me dënim me burg, duke e llogaritur njëzet (20) Euro të gjobës me një (1) ditë burgim, përkatësisht me tridhjetë e dy (32) ditë burgim”, thuhet në njoftimin e Themelores në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika