Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Skender Çoçaj – Kryetar, dhe anëtarët Sami Gashi dhe Taulant Rexhëbeqaj), ka shpallur aktgjykim Dënues ndaj të akuzuarit Z.S., për shkak se:
ËSHTË FAJTOR
– I akuzuari, si person zyrtar – Komandant i Nen Stacionit Policor ne Zhur, ne dokumentin zyrtar – Fletëparaqitjen për Kundërvajtje, me numër SHQ………., te datës 27 mars 2021, të lëshuar kundër kundërvajtëses, M.E., nga zyrtari policor V.F., dhe D.K., sipas se cilës fletëparaqitje ajo kishte bere kundërvajtje nga neni 72.1 te Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor (Ligji nr.05/L-088) dhe për te cilën kundërvajtje te njëjtës i është shqiptuar gjoba ne shume prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patent shoferit për tre (3) muaj dhe shqiptimi i një (1) pike negative, ashtu që i akuzuari ne ketë fletëparaqitje shënon te dhëna te rreme, ne atë mënyre qe me date 29 mars 2021,
ndërhyn ne fletëparaqitjen duke shënuar se kundërvajtësja ka kryer kundërvajtje nga neni 78.1, tek pjesa e gjobës i ‘a bën gjobën 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe piken negative duke fshire me lapsin kimik, fshin edhe tek vendi ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”, ku ka qene i shënuar numri i patentë shoferit te kundërvajtëses, vendos nënshkrimin e tij tek “Nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe shënon numrin e ID-se se tij, me te cilin nënshkrim vërteton ketë dokument zyrtar qe përmban të dhëna të rreme.
-Këso dore ka kryer veprën penale – Falsifikim i dokumentit zyrtar, nga neni 427 paragrafi 1 te Kodit Penal.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:
– DENIM ME KUSHT
Ashtu që i vërteton dënimin me burg ne kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muajve, i cili dënim nuk do te ekzekutohet, në afat prej 1 (një ) viti, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar, thuhet në njoftim.