LAJME

Dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte Millosh Pleskoviq

Dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte Millosh Pleskoviq
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Korrik 2025, 08:41

Është dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviq i akuzuar për krime lufte.

Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-99 në Prizren në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-99 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika