Home RAJONI DHE BOTA Dënohen me 30 vjet e gjysmë burgim katër të akuzuar për terrorizëm

Dënohen me 30 vjet e gjysmë burgim katër të akuzuar për terrorizëm

0
Dënohen me 30 vjet e gjysmë burgim katër të akuzuar për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 30 vjet e gjysmë burgim dhe 5 mijë euro gjobë (së bashku) Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Nehrudin Skenderin dhe Mentor Bellaqën, lidhur me akuzën për terrorizëm

Aktgjykimi ndaj katër të akuzuarve u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Gjuraj për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” u dënua me 5 vite burgim.

I njëjti për veprën penale në bashkëkryerje të armëmbajtjes pa leje, u dënua me 4 vite e 6 muaj burgim. Ndaj Gjurajt, gjykata shpalli dënim unik me 9 vite burgim.

I akuzuari Ergim Syla për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” u dënua me 4 vite burgim.

Për veprën penale armëmbajtje pa leje në bashkëkryerje, u dënua me 3 vite e 6 muaj burigm. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 6 vite e 6 muaj burgim.

Kurse, i akuzuari Nehrudin Skenderi për veprën penale “Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit” u dënua me 8 vite e 6 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Nëse i akuzuari nuk mundet ose nuk dëshiron ta paguajë dënimin me gjobë, i njëjti i zëvendësohet me dënim me burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here