Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është dëmtuar një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit.
Sipas Policisë persona të panjohur me mjete të panjohura kanë dëmtuar bypasin.
Për rastin është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Dyshohet se ka ndodhur mes 22 dhe 25 nëntorit.
“Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
E shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ka njoftuar për KOHËN se dëmi, sipas punëkryesit, arrinë vlerën e 4000 eurove.
“Më datë 25.11.2025 rreth orës 12:15 ankuesi, punëkryesi në kanalin e Ibër-Lepencit ka raportuar se cerada-najloni i cili ka qenë i shtrirë në bajpas, i është dëmtuar. Vlera e dëmit, sipas ankuesit është rreth 3000-4000 euro. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësite policore dhe kanë shikuar vendin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është hapur si ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë’. Rasti është nën hetime”, ka njoftuar Petrit Fejza, shef i operativës rajonale për Mitrovicë ne Veriut në një prononcim për KOHËN.
Ky sulm nga Qeveria e Kosovës ishte cilësuar si terrorist.
Në lidhje me rastin KALLXO.com raporton se janë të arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët ndodhen në paraburgim.
