Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë ka njoftuar për një vizitë të zhvilluar në Shoqatën Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, ku mori pjesë një delegacion i kryesuar nga kryetari Sead Paqarizi. Në përbërje të delegacionit ishin edhe aktivisti dhe biznismeni haxhi Hamëz Shala, drejtori i Raiffeisen Bank në Malishevë, Sadik Krasniqi, si dhe sekretari i Këshillit, Osman Krasniqi.
Delegacioni i KBI-së në Malishevë viziton Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, diskutohet bashkëpunimi humanitar

Delegacioni u prit nga humanisti i njohur hoxhë Halil Kastrati, i cili së bashku me bashkëpunëtorët prezantoi aktivitetet dhe angazhimet humanitare të shoqatës në mbështetje të familjeve në nevojë dhe jetimëve në trevat shqiptare.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e humanizmit, solidaritetit dhe përkrahjes së shtresave në nevojë. Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe biznismeni dhe mërgimtari haxhi Xhavit Krasniqi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Raporton të zhdukur vajzën e mitur nga Landovica, ajo lajmërohet se po bashkëjeton me një person në Gjakovë

Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

Osmani takon këshilltarin special të Trumpit: SHBA, mbështetje e palëkundur për Kosovën

