Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë nuk thash në asnjë variant se ne kemi marrëveshje me VV’në për president por mund të kemi në të ardhmen që nuk e përjashtoj hiq mundësinë që do të jemi ndoshta partnerë me VV’në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe para zgjedhjeve”, tha Haradinaj.





