LAJME

Daut Haradinaj: Rrogën time të 13-të ia kam dhënë fondit “Liria ka Emër”

Daut Haradinaj: Rrogën time të 13-të ia kam dhënë fondit “Liria ka Emër”
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2026, 20:48

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se rrogën e 13-të të ndarë nga Qeveria, ia ka dorëzuar fondit “Liria ka Emër”.Haradinaj ka deklaruar të hënën në “Pressing” se Qeveria është dashur t’i ndajë rrogë të 13-të edhe punëtorëve të sektorit privat, e jo vetëm atyre të sektorit publik.

Ata njerëz po e mbushin arkën e shtetit…Pse me e marrë deputeti rrogën e 13-të, çka ka bë ai. Unë kam qenë kundër. Rrogën time ia kam jep fondit ‘Liria ka Emër’, Hashim Thaçit”, ka thënë Haradinaj.

Ai u shpreh se deputetët nuk e kanë merituar këtë pagë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika