RAJONI DHE BOTA

Danimarka nga shtatori heq të gjitha kufizimet për luftimin e pandemisë

Danimarka nga shtatori heq të gjitha kufizimet për luftimin e pandemisë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2021, 17:45

COVID-19 nuk konsiderohet më një kërcënim për shoqërinë në Danimarkë.

Konfirmimi vjen nga ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët në Danimarkë.

Për këtë arsye, qeveria e Kopenhagenit do të heqë të gjitha kufizimet për luftimin e pandemisë, duke nisur nga 10 shtatori. Kjo erdhi si rezultat i ndërgjegjësimit të qytetarëve, pasi ky shtet ka vaksinuar 70 për qind të popullatës në total.

Në deklaratën zyrtare, ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, thekson se niveli i imunizimit është rekord. Ai shton se “pandemia për momentin është nën kontroll”.

Megjithatë nënvizon se duhet treguar ende kujdes pasi ky sukses i vogël nuk do të thotë se rreziku është mposhtur.

“Nuk kemi dalë akoma nga pandemia”, thekson ministri danez. Gjithashtu, paralajmërohet se Qeveria e Kopenhagen nuk do të hezitojë të marrë menjëherë masat e nevojshme nëse COVID-19 do të rikthehet të kërcënojë funksionimin normal të shoqërisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika