RAJONI DHE BOTA

Danimarka do të asgjesojë mbi 1 milion vaksina anti-COVID

Danimarka do të asgjesojë mbi 1 milion vaksina anti-COVID
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2022, 14:15

Danimarka do të asgjesojë 1,1 milion vaksina kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet shëndetësore në vend, të cilët thanë se po afrohej data e skadencës dhe se kishin dështuar përpjekjet për t’ia dhuruar shteteve në zhvillim.

Instituti Statens Serum, një agjenci qeveritare që harton polikat ndaj Covid-19, deklaroi se pandemia në vendin skandinav është nën kontroll.

Gjithashtu, Danimarka ka mjaftueshëm vaskina për popullsinë e saj.

Rreth 81% e popullsisë së Danimarkës prej 5.8 milionë banorësh ka marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa gati 62% kanë marrë vetëm një dozë. Sipas agjencisë, Danimarka, si shumica e vendeve në mbarë botën, ka një tepricë të vaksinave.

Në një raport të publikuar pak ditë më parë, Komisioni Europian deklaroi se 60-80% e popullsisë në vendet e BE-së u infektua me Covid-19./The Washington Post

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika