- Reklama -

Dallaveret me grante, vetë ministri Peci i denoncoi të dyshuarit që u arrestuan

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë pranuar para në emër të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, duke premtuar “ushtrim ndikimi” për futjen e dy aplikuesve në listën e përfituesve të granteve.

Lidhur me rastin, dy personat e dyshuar Fatlind Idrizi dhe Shukri Xhaferi janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të lartëcekur.

- Reklama -

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se vetë ministri i Bujqësisë, Faton Peci kishte bërë denoncim.

Siç thonë burimet tona, disa fermerë kanë ndarë informacione me ministrin, i cili më pas është vënë në lëvizje dhe ka denoncuar rastin, ku më tutje të dyshuarit edhe janë kapur.

Rasti në fjalë është hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministri Faton Peci i cili ka përshëndetur veprimin e organeve të drejtësisë në luftimin e dukurive negative.

Ai tha se veprimet e ndërmarra nga organet e rendit dhe të drejtësisë janë një shembull i mirë në luftimin e dukurive të tilla.

“Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit. I falënderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit, si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, tha me këtë rast ministri Peci./Indeksonline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort