RAJONI DHE BOTA

Dalin pamje të reja të bosit të kriptmonedhës turke, në aeroport gjatë nisjes së tij për në Shqipëri

Dalin pamje të reja të bosit të kriptmonedhës turke, në aeroport gjatë nisjes së tij për në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Maj 2021, 10:54

Mediat turke kanë publikuar së fundmi pamje të reja në lidhje me bosin e kriptmonedhës turke Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se ndodhet në Shqipëri.

Imazhet e reja vijnë nga aeroporti i Stambollit dhe sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të marra nga Anadolu Agency shihet se Ozer mbërriti në aeroport me një makinë ngjyrë të zezë me 20 prill në orën 17: 45 sipas orës lokale dhe kishte me vete vetëm një çantë shpine.Në regjistrimet e kamerave të mbikëqyrjes, Faruk Fatih Özer, i cili bëri procedurat e daljes nga sporteli i pasaportave në numrin 32 në 17.57 në terminalin ndërkombëtar të nisjes, u end për një kohë në zonë dhe më pas mori portën e fluturimit C-4 në 19.25 dhe u nis për në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, shkruajnë mediat turke.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Vlen të përmendet se Ozer nuk kishte kontakte me asnjë person gjatë qëndrimit të tij në aeroport, por ai u përpoq që në daljen e tij të dukej si një udhëtim i zakonshëm me pamjen e tij të qetë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika