RAJONI DHE BOTA

Çmimi i peletit në Kosovë shkon nga 179 në 400 euro për ton, ankohet zëdhënësi i Prokurorisë

Çmimi i peletit në Kosovë shkon nga 179 në 400 euro për ton, ankohet zëdhënësi i Prokurorisë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2022, 12:48

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ duke thënë se çmimi i peletit nga 179 euro sa ishte në vitin 2021 një ton, ka shkuar në 400 euro këtë vit.

Lutfiu ka pyetur nëse ka kush merret me prodhuesit apo ata që importojnë këtë material për ngrohje.

“Dallimet në çmime: Korrik 2021, një ton pelet 179 euro

Korrik 2022, një ton pelet 400 euro!

A ka kush merret me prodhuesit dhe importuesit e peletit?”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika