RAJONI DHE BOTA

Çmimi i naftës në Shqipëri rritet në më shumë se 2 euro për litër

Çmimi i naftës në Shqipëri rritet në më shumë se 2 euro për litër
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2022, 08:17

Nga mbrëmja e së martës, çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 260 lekë për litër.

Kjo duket nga një vëzhgim i thjeshtë i A2CNN në disa prej pikave të furnizimit me karburant në Tiranë. Në një prej këtyre pikave, çmimi ishte fiksuar në 260 lekë për litër, nga 230 që ishte mëngjesin e sotëm.

Ndërsa në një tjetër pikë, çmimi i ishte afruar 260-lekëshit për litër. Ndërkaq, nga postime të ndryshme të qytetarëve në rrjetet sociale, mësohet se një litër naftë shitej edhe me 269 lekë.

Më herët, vetë kryemi nistri Edi Rama i cilësoi absurde propozimet për të hequr taksat e naftës, duke shtuar se është operacion i sipërmarrjes private, ndërsa theksoi se prioritet për këtë qeveri është që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika