- Reklama -

Çitaku: Gjendja në veri të trajtohet seriozisht

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas takimit konsultativ me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, si dhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike, ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta trajtojnë më seriozisht situatën në veri.

“Sot, institucionet e Kosovës nuk janë gati, ky është dështim. Megjithatë, për hir të koncensusit vendosëm që të marrim pjesë në zgjedhjet në veri. Kërkojmë që gjendjen në veri ta trajtojnë seriozisht, jo përmes tastaturave e Facebook-ut”, ka deklaruar nënkryetarja e PDK-së në një konferencë pas takimit me presidenten, raporton lajmi.net.

- Reklama -

Ajo ka thënë se pjesëmarrja e PDK-së në zgjedhjet veriore është bërë si rezultat i ndalimit të inkurajimit të mëtejshëm të bandave kriminale në pjesën veriore të Kosovës.

“PDK ka shpallur kandidaturat në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore, sepse kemi vlerësuar që mos-pjesëmarrja në zgjedhje do të inkurajonte edhe më tej grupet dhe bandat kriminale. Sot, presidentja na ftoi në një takim konsultativ për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Qeveria e Republikës së Kosovës ka dështuar që të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve. PDK nuk mund të hyjë vetë në zgjedhjet në veri. Ne sigurisht iu bashkuam si koncensus megjithatë”, ka deklaruar ndër të tjera Çitaku.

Tutje, numri dy i partisë lidere opozitare ka kërkuar që institucionet e Kosovës të kenë koordinim të ngushtë me NATO-n, pas vendosjes së barrikadave të serbëve në veri të vendit.

Në anën tjetër, presidentja Osmani në të njëjtën konferencë njoftoi që pas konsultimit me subjektet politike, ka vendosur që zgjedhjet të shtyhen deri në prill të vitit të ardhshëm.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort