Home RAJONI DHE BOTA CIA kërkon të merren me seriozitet kërcënimet bërthamore të Rusisë

CIA kërkon të merren me seriozitet kërcënimet bërthamore të Rusisë

0
CIA kërkon të merren me seriozitet kërcënimet bërthamore të Rusisë
epa09619100 Ukrainian serviceman have a rest in a trench on a front line near the Svetlodarsk, not far from pro-Russian militants controlled city of Horlivka, Donetsk area, Ukraine, 03 December 2021. Ukrainian officials said Russia has amassed more than 90,000 troops along the Ukraine-Russian border but Moscow denies it is preparing an attack on Ukraine. US Secretary of State Blinken warned about serious consequences in case if Russia will start the conflict with Ukraine during Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) foreign ministers meeting in Stockholm on 02 December 2021. EPA/ANATOLII STEPANOV

Shtetet e Bashkuara nuk duhet të marrin lehtësisht mundësinë që Rusia të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë, pasi Moska po vijon të hasë vështirësi në luftë. Kështu deklaroi të enjten drejtori i CIA-s, Bill Burns.

“Duke parë dëshpërimin e mundshëm të Presidentit Putin dhe lidershipit rus, duke parë frenimin në fushëbetejë, askush nuk duhet të marrë lehtësisht kërcënimin e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike”, tha ai në një fjalim të mbajtur në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhias.

Burns shtoi se CIA po e monitoron me shumë kujdes situatën, por theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë ende asnjë shenjë se Rusia po përgatitet të ndërmarrë këtë hap.

Ai tha gjithashtu se Putin është izoluar së tepërmi dhe kjo ka bërë që të mos i druhet më rrezikut. “Rrethi i tij i këshilltarëve është ngushtuar shumë, askush nuk ka bërë karrierë duke vënë në dyshim gjykimin apo kokëfortësinë e tij, si dhe besimin thuajse mistik se fati i tij është të rivendosë sferën e influencës ruse”, tha Burns/Cnn

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here