Koreja e Veriut ka mbajtur paradën ushtarake me rastin e 73-vjetorit të themelimit të shtetit komunist, ku nga afër këtë paradë e ndoqi edhe lideri i këtij vendi – Kim Jong-Un.
Në fotografitë e publikuara më poshtë shihen ushtarët dhe punëtorët duke marshuar, e një pjesë e tyre ishin të veshur në rroba mbrojtëse të kuqe dhe me gaz maska, transmeton Telegrafi.
Siç raporton BBC, kjo ndoshta mund të jetë një shenjë se janë formuar forcat e veçanta që do të luftojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit.
Koreja e Veriut vuan nga mungesa e ushqimit dhe krizës ekonomike, si rezultat i pandemisë së COVID-19.






