Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot në Paris me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, për situatën aktuale në Kosovë.
“Kam vënë në dukje se është me rëndësi të madhe që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të qëndrojnë të vendosur në qëndrimin e tyre se Prishtina më në fund duhet të fillojë të përmbushë obligimet e saj, që para së gjithash i referohet formimit të Unionit të Komunave Serbe. Gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.





