Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë informatë lidhur me rekomandimin që i është bërë KQZ-së që të certifikohen edhe kandidatët me dënim në tri vitet e fundit.
Ai, në një intervistë për Klan Kosovën, ka thënë se beson se është e drejtë elementare që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garohet me listat që i kanë dorëzuar.
“Për besë nuk i kam përcjellë lajmet, sepse jam duke takuar qytetarët. Besoj që është e drejtë elementare, njerëzore dhe civile që siç i kemi dorëzuar listat edhe të garojmë dhe 14 shkurtin që është festë e dashurisë ta bëjmë edhe të demokracisë”.





