Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, priti në takim nxënësit e ekipit përfaqësues të Kosovës, fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, si dhe koordinatorin e Olimpiadës së Matematikës në Kosovë, Emin Hoxha.
Nxënësit morën pjesë në këtë garë të gjerë ndërkombëtare, në mesin e mbi 20 mijë nxënësve nga 173 shtete të botës. Nga tetë nxënës pjesëmarrës të Kosovës, secili prej tyre arriti të fitojë të paktën dy medalje.
Gjatë takimit, Çeku i përgëzoi nxënësit për angazhimin, përfaqësimin, përkushtimin dhe suksesin e arritur, duke vlerësuar se këto rezultate janë dëshmi e potencialit dhe talentit që kanë të rinjtë e Kosovës në fushën e shkencës dhe matematikës.
Nxënësit falënderuan ministrin në detyrë për mikpritjen, urimet dhe për mbështetjen e ofruar, ndërsa ndanë përvojat nga pjesëmarrja në këtë olimpiadë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.