Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, që për rrjedhojë heq veton për Maqedoninë e Veriut dhe hap rrugën për vijimin e procesit të integrimit në BE edhe për Shqipërinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar ish-kryeministrin e Bullgarisë tashmë në opozitë, Boyko Borissov për kontrubutin e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë shpejt.
Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e vetos në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!”, ka thënë Rama në Twitter.





