Sanksionet kundër oligarkëve, bankave dhe bizneseve ruse mund të hiqen vetëm në rast se presidenti rus, Vladimir Putin, i jep fund pushtimit të Ukrainës dhe zotohet për të mos vazhduar më tej ketë agresion, deklaroi ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss.
Në një intervistë për “Sunday Telegraph”, ministrja e Jashtme Truss tha se do të kishte një kthim të sanksioneve, në kushtet e mëparshme, nëse presidenti rus do të sulmonte përsëri.
Truss njoftoi se një “njësi negociatash” ishte hartuar nga Ministria e Jashtme për të ndihmuar në bisedimet e mundshme të paqes.
Ndërsa trupat e Kremlinit po luftojnë, deklarata e saj mund të shihet si një nxitje e mundshme për Putinin që të ndalë sulmet e tij dhe të arrijë një marrëveshje me Ukrainën.





