RAJONI DHE BOTA

Britania do të dërgojë helikopterë në Ukrainë për herë të parë

Britania do të dërgojë helikopterë në Ukrainë për herë të parë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2022, 09:40

Mbretëria e Bashkuar në kuadër të ndihmës ushtarake për Ukrainën do të dërgojë për herë të parë helikopterë, Sea King.

Helikoperët “Sea King” nuk janë përdorur që nga viti 2018 kur ishin përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore ashtu edhe nga Marina Mbretërore, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Duke njoftuar masën, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën ishte “e palëkundur”.

Ai është aktualisht në Norvegji duke takuar aleatët për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar tha gjithashtu se do të sigurojë 10 mijë fishekë artilerie.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika