- Reklama -

Britani, ilaçi i ri ofron imunitet të menjëhershëm

Shkencëtarët britanikë po eksperimentojnë një ilaç të ri që mund të pengojë ata që janë ekspozuar ndaj koronavirusit që të zhvillojnë sëmundjen, sipas The Guardian.Terapia me anti trupa do ti jepte një imunitet të menjëhershëm dhe mund të përdoret si trajtim emergjence për pacientët e shtruar në spital apo kategoritë në rrezik. Ilaçi është krijuar nga University College London Hospital dhe nga AstraZeneca.

Ai do të mbrojë nga virusi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.Koktejli i antitrupave mund të garantojë një mbrojtje nga koronavirusi- thonë shkencëtarët. Nëse do të miratohet ai do ti jepet personave që janë ekspozuar ndaj virusit në tetë ditët e mëparshme. Studimi përfshin edhe disa spitale të tjera britanike dhe një rrjet prej 100 spitalesh në të gjithë botën.

- Reklama -

Nëse do të marrë dritën jeshile, mund të vihet në dispozicion për përdorim duke filluar nga periudha mars-prill. Mbrojtja e menjëhershme që garanton ilaçi, shkruan e përditshmja britanike, mund të luajë një rol thelbësor në reduktimin e pasojave të virusit deri sa të gjithë të vaksinohen.Avantazhi i këtij ilaçi është që të garanton antitrupa të menjëhershëm – shpjegon Katherine Houlihan, virologe. Pjesëmarrësit në eksperimentim sidoqoftë mund të marrin vaksinën por nuk mund ti garantojmë që do ti mbrojë nga sëmundja sepse tashmë është vonë. Vaksinat aktuale nuk krijojnë imunitet para një muaji.Top Channel

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort