Për herë të parë pas një periudhe më shumë se 14 mujore, askush në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka vdekur nga ose me Covid-19, raportojnë media të ndryshme britanike.
Nuk është regjistruar asnjë person të hënën që të ketë vdekur brenda 28 ditëve nga testi pozitiv i koronës, kanë njoftuar të martën autoritetet britanike, transmeton albinfo.ch. Një rast i tillë është shënuar për herë të fundit në mars të vitit 2020.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, John Hancock ka shkruar me këtë rast deklaratën në vijim: “I gjithë vendi do të jetë i lumtur që dje nuk kishte asnjë vdekje të lidhur me Covid”.





