Një stuhi e fortë breshëri ka përfshirë Cyrihun, pasditen e së mërkurës. Kalimtarët ishin të befasuar dhe trafiku është bllokuar. Breshëri përfshiu Oerlikon të Cyrihut aq shumë sa që brenda pak minutash rrugët u zbardhën plotësisht.
Siç shkruan “20 Minuten” duke ju referuar një bashkëpunëtoreje të saj vullnetare nga terreni, pamja me breshër ishte impresive: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë akull”, thotë ajo. Ajo ka dymbëdhjetë vite që jeton në Zvicër dhe ky spektakël ishte unik për të.
“Makinat u detyruan të ndalonin, nuk mund të vazhdonin lëvizjen nëpër një breshër kaq të madh”, thotë ajo.





