Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë.
Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve.
Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt në momentin e nisjes së tarifimit.
Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë.
Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë./ Gazeta Tema





